Shiroka-Pula: Do të jem Presidente e të gjithë qytetarëve – Kosova duhet të ec përpara si shtet demokratik, i sigurtë me orientim euroatlantik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula ka thënë fjalën e rastit në zgjedhjen e saj si Presidente. Ajo ka thënë se e pranon me nder të madh dhe përgjegjësi detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës. “Ky mandat nuk i përket vetëm një personi, i përket qytetarëve institucioneve dhe shtetit për të cilin shumë breza…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula ka thënë fjalën e rastit në zgjedhjen e saj si Presidente.
Ajo ka thënë se e pranon me nder të madh dhe përgjegjësi detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës.
“Ky mandat nuk i përket vetëm një personi, i përket qytetarëve institucioneve dhe shtetit për të cilin shumë breza sakrifikuan. Do të jem Presidente e të gjithë qytetarëve, do të dal pa dallim politik, etnik apo shoqëror, do t ëpunoj për unitet, drejtësi, zhvillim dhe përrforcimin e institucioneve tona. Kosova duhet të ec përpara si një shtet demokratik, i sigurtë me orientim të qartë euroatlantik dhe me miqësi të fortë me aleatët tanë. Do ta mbroj Kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve tanë. Besoj në Kosovën, njerëzit e saj dhe besoj se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezat që vinë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës, faleminderit”, ka thënë Shiroka Pula. Lajmi.net/