MINTI thotë se janë duke i monitoruar në vazhdimësi çmimet e derivateve të naftës
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) bën të ditur se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ( IQMT ) në vazhdimësi është duke bërë monitorimin e çmimeve të derivateve të naftës në territorin e Kosovës. Bazuar në çmimet e importit të deklaruara nga Dogana e Kosovës, deri më tani, nuk është vërejtur ndonjë…
Lajme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) bën të ditur se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ( IQMT ) në vazhdimësi është duke bërë monitorimin e çmimeve të derivateve të naftës në territorin e Kosovës.
Bazuar në çmimet e importit të deklaruara nga Dogana e Kosovës, deri më tani, nuk është vërejtur ndonjë abuzim me çmimin e shitjes së derivateve.
Për informimin e konsumatorëve, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, në momentin kur vëren se dhe verifikon se ka abuzim me çmime nga kompanitë e shitjes së derivateve, atëherë do të shqyrtohet mundësia e rikthimit të vendimit të përcaktimit të marzhës tregtare maksimale të lejuar për shitje me shumicë.
Sipas raporteve zyrtare nga Dogana, çmimi i importit të derivateve të naftës për 24 orët e fundit është 1. 83 euro, ndërsa në pompat e derivateve çmimi i shitjes sipas raporteve të IQMT ka lëvizur nga 1.92 deri 1.94 euro.
Ndërsa çmimi i importit të benzinës për 24 orët e fundit është 1. 54 euro dhe çmimi i shitjes me pakicë ka lëvizur nga 1. 61 deri 1.67 euro.
MINTI i siguron konsumatorët se ka mbikëqyrje të plotë të tregut, por rritja e çmimit të derivateve nuk është si rrjedhojë e lëvizjeve të çmimit brenda vendit, por si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe rrjedhimisht rritjes së çmimit në furnizim.