Hamza njofton për takimet me Kurtin, Abdixhikun dhe Gjinin: Biseduam për seriozitetin e situatës së krijuar dhe për mundësitë e bashkëpunimit në këtë periudhë të rëndësishme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar sot takime ndaras me krerët e partive parlamentare, Albin Kurtin, Lumir Abdixhikun dhe Ardian Gjinin, pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Speciale për katërshen e UÇK-së. Hamza bëri të ditur se në qendër të këtyre takimeve ishte serioziteti i situatës së krijuar dhe sfidat me…
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar sot takime ndaras me krerët e partive parlamentare, Albin Kurtin, Lumir Abdixhikun dhe Ardian Gjinin, pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Speciale për katërshen e UÇK-së.
Hamza bëri të ditur se në qendër të këtyre takimeve ishte serioziteti i situatës së krijuar dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi.
Duke i falënderuar liderët për pjesëmarrjen, kreu i PDK-së theksoi nevojën urgjente për bashkëpunim ndërpartiak në këtë periudhë të ndjeshme për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot, me kërkesën time, pas vendimit në Hagë, u takova ndaras me tre liderët e partive parlamentare, z. Kurti, z. Abdixhiku dhe z. Gjini.
I falënderoj të tre për takimet.
Ne biseduam për seriozitetin e situatës së krijuar, sfidat me të cilat po përballemi, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në këtë periudhë të rëndësishme për popullin dhe shtetin tonë./lajmi.net/