Laurent Xhylani, “10-shi” i Malishevës që po bën diferencën këtë sezon

Ekipi i Malishevës po vazhdon formën e mirë edhe në sezonin e ri të Superligës së Kosovës. Pas gjashtë gjirove, Malisheva gjendet në pozitën e dytë me 13 pikë, transmeton lajmi.net. Një nga emrat më të spikatur tek Malisheva këtë sezon është super talenti, Laurent Xhylani. Këtë sezon, Xhylani po e bartë fanellën me numrin…

Sport

17/09/2026 19:44

Ekipi i Malishevës po vazhdon formën e mirë edhe në sezonin e ri të Superligës së Kosovës.

Pas gjashtë gjirove, Malisheva gjendet në pozitën e dytë me 13 pikë, transmeton lajmi.net.

Një nga emrat më të spikatur tek Malisheva këtë sezon është super talenti, Laurent Xhylani. Këtë sezon, Xhylani po e bartë fanellën me numrin 10 dhe është një nga lojtarët më në formë në Superligë. Pas gjashtë gjirove, ai ka 2 gola dhe 4 asistime, duke treguar perfomancë të lartë ndeshje pas ndeshje.

21 vjeçari iu bashkua Malishevës në vitin 2023 dhe që nga atëherë ka vazhduar të shënoi ngritje në formë, duke u bërë kështu një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit. Vlera e tij në treg, sipas platformës “transfermarkt” është 550 mijë euro.

Pas formës që tregoi sezonin e kaluar, kishte thashetheme mediatike se klube nga Polonia tashmë kishin filluar interesimin për të. Ai po ashtu është i thirrur rregullisht tek kombëtarja U21 e Kosovës./lajmi.net/