Shënon Jota, barazohet rezultati në “Old Trafford”

Diogo Jota ka shënuar gol në "Old Trafford".

Sport

13/05/2021 21:51

Liverpooli ka barazuar rezultatin ndaj Manchester United në kuadër të xhiros së 34-të të Premierligës, shkruan lajmi.net.

Ishte portugezi, Diogo Jota i cili rrezikoi dy herë, duke shënuar një gol me thembër.

Jota përfitoi një pasim nga Phillips pas një rrëmuje në zonë duke shënuar një gol fantastik në min 34′.

Rezultati momental, Manchester United 1-1 Liverpool./Lajmi.net/