Shefi i Leicester: Nuk kemi oferta për Tielemans
Youri Tielemans vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Leicester. Mesfushori belg, Tielemans tash e sa kohë është pjesë e listës së dëshirave të Arsenal, por edhe të Man United. Për situatën e lojtarit disa komente ka dhënë Aiyawatt Srivaddhanaprabha, shefi i skuadrës së Leicester. “Nuk ka asgjë. Nuk ka pasur akoma ndonjë…
Sport
Youri Tielemans vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Leicester.
Mesfushori belg, Tielemans tash e sa kohë është pjesë e listës së dëshirave të Arsenal, por edhe të Man United.
Për situatën e lojtarit disa komente ka dhënë Aiyawatt Srivaddhanaprabha, shefi i skuadrës së Leicester.
“Nuk ka asgjë. Nuk ka pasur akoma ndonjë ofertë”, ka thënë shefi i skuadrës angleze, transmeton lajmi.net.
“Nuk ka ndonjë propozim konkret”, shtoi ai, i pyetur për interesimin e Arsenal dhe Man United.
Mbetet të shihet nëse dy gjigantët e Premier League do të bëjnë ndonjë lëvizje formale drejt Tielemans, deri në fundin e merkatos. /Lajmi.net/