Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së: UÇK ka bërë luftë të drejtë, zbulimi i së vërtetës na ndihmon

Shefi i grupit Parlamentar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ismet Beqiri, ka thënë se partia e tij është pro votimit të Gjykatës Speciale.

Lajme

26/06/2015 11:06

Ai duke aluduar në Gjykatën Speciale ka thënë se zbulimi i së vërtetës asnjëherë nuk dëmton, pasi që sipas tij është bërë një luftë e drejtë.

“Ne si grup parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës i japim mbështetje këtyre ndryshimeve kushtetuese”, ka thënë Beqiri para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.