Shaqiri: Synoj t’i ndihmojë Lyonit të rikthejë lavdinë e mëparshme

Ylli i Lyonit, Xherdan Shaqiri ka folur për herë të parë pas largimit nga Liverpool.

Sport

22/09/2021 09:43

Shqiptari gjatë verës nënshkroi me klubin francez duke i dhënë fund aventurës në “Anfield”, transmeton lajmi.net.

29-vjeçari në një intervistë për “TF1”, deklaroi se ndihet shumë i lumtur që i është bashkuar skuadrës franceze.

“Jam i emocionuar dhe shumë i lumtur që jam këtu.

“Peter Bosz e pëlqen posedimin, futbollin ofensivë. Ishte një ndër arsyet për mua që erdha te Lyon”.

“Dua të kem sukses dhe të dalim në tjetër nivel. Me eksperiencën dhe nivelin e lojës, dua të ndihmoj klubin të rifitojë lavdinë e mëparshme”.

“Objektiva e klubit është të fitojë trofe, të rikthejmë Lyon ku ishte para 10 viteve. Do merr kohë që të rikthehet aty ku e meriton”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, Shaqiri deri më tani ka regjistruar një asistim për Lyonin./Lajmi.net/