Shaqiri mund të transferohet në një skuadër që nuk e ka pritur askush
Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Stoke City gjatë afatit kalimtar të verës.
Merkato
Interesim të madh për kosovarin ka shprehur kampioni i Turqisë, Besiktas.
Sipas mediave turke, drejtuesit e Besiktasit do ta dërgojnë shumë shpejtë edhe ofertën zyrtare, përcjellë “Lajmi.net”.
Stoke e vlerëson Shaqirin në treg 20 milionë euro, shumë e cila vështirë se është e barabartë me formën e treguar në edicionin e kaluar, ku mungoi në shumë ndeshje.