Shala ndau 4 milionë euro për fushën e ujërave sa ishte ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputetë të Kuvendit të Kosovës, Ferat Shala po ua rikujton qytetarëve disa nga punët e tij sa ishte ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Lajme

10/02/2021 11:11

Shala ka rikujtuar ndarjen e 4 milionë eurove nga MMPH-ja në kohën kur ai ishte ministër dhe nënshkrimin e dhjetra memorandumeve bashkë me komunat e Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Si ministër i MMPH-së mbështeti komunat me rreth 4 milionë euro për projekte në fushën e ujërave dhe u nënshkruan dhjetëra memorandume bashkë me komunat.”. /Lajmi.net/