SH.B.A-të tregojnë forcën ndaj Spanjës, kualifikohen në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”

Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është gjysmëfinalisti i dytë në "Tokyo 2020".

Sport

03/08/2021 08:51

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë siguruar gjysmëfinalen në Lojërat Olimpike, “Tokyo 2020” duke mposhtu Spanjën, transmeton lajmi.net.

Megjithëse spanjollët kishin në radhët e tyre përbërje të fortë të basketbollistëve, amerikanët arritën të dalin triumfues nga ky duel.

Rezultati i çerekëve, Spanja – SH.B.A: (21-19), (22-24), (20-26), (18-26).

Më të mirët për Spanjën ishin, Rubio (38pk, 4kc, 2ast) dhe Rodriguez (16pk, 1kc, 2ast).

Për SH.B.A-të më të mirët ishin, Durant (29pk, 2kc, 4ast) dhe Tatum (13pk, 3kc, 2ast).

Rezultati përfundimtar, Spanja 81-95 SH.B.A.

Amerikanët tani presin fituesin e duelit, Australia/Argjentina për tu përballë në gjysmëfinale./Lajmi.net/

YouTube player