Sfida ndaj Armenisë, vendimtare për kualifikimin e Shqipërisë

Shumë trajnerë dhe specialistë të futbollit mendojnë se ndeshja e sotme kundër Armenisë është vendimtare për kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2016.

Sport

29/03/2015 11:40

Ndeshja e sotme kundër Armenisë është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, pasi raportohet se është vendimtare për kualifikim.

Me një barazim apo humbje, shpresat e Shqipërisë për një kualifikim në Euro 2016 do të shuhen pothuajse tërësisht.

Ndërsa, fitorja do të gjallëronte shpresat dhe do të ndriçonte rrugën për një kualifikim historik.