Sevilla e mbyll në epërsi pjesën e parë ndaj Real Madridit

Sevilla është në avantazh ndaj Real Madridit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 35-të.

Sport

09/05/2021 21:45

“Los Blancos” janë duke humbur me rezultat minimal 0 – 1, shkruan lajmi.net.

Karim Benzema gjeti fillimisht golin në ndeshje, duke shënuar me kokë, por pas rishikimit të VAR-it, doli që është pozitë jashtë loje, kësisoj goli u anulua.

Ndërsa, ishte Fernando që shënoi për Sevillan nga afërsia pas asistimit të Rakitic (22′).

Mbetet të shihet nëse do mbetet ky rezultat edhe gjatë pjesës së dytë./Lajmi.net/