Sergi Roberto pozitiv me COVID-19

Barcelona ka njoftuar se mbrojtësi Sergi Roberto ka dal pozitiv me COVID-19.

Sport

02/12/2020 12:44

Spanjolli u lëndua me 21 nëntor, ndërsa ka dal pozitiv edhe në analizat e koronavirusit, transmeton lajmi.net.

Barcelona gjithashtu ka bërë të ditur se Roberto është mirë me shëndet dhe i izoluar në shtëpi duke u shëruar nga lëndimi.

Gjithashtu të gjithë personat që kanë pasur kontakt me spanjollin do bëjnë testimet, ndërsa rezultatet do dalin më vonë.

Kujtojmë, se Roberto do jetë jashtë fushe për dy muaj./Lajmi.net/