Serbët e Kosovës, përmes peticionit, kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve serbe
Përfaqësues të serbëve të Kosovës, kanë dorëzuar një peticion në Parlamentin e Serbisë me 20 mijë nënshkrime, ku kërkojnë nga kryetarja, Maja Gojkoviq, që zgjedhjet serbe të mbahen edhe në Kosovë, ka thënë kryetari i këshillit komunal të Partisë Demokratike të Serbisë në Mitrovicë, Nemanja Jakshiq.
Lajme
“Populli përmes këtij peticioni ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve komunale në veri dhe në jug të Kosovës, në mënyrë që të shtrihet ndikimi i Qeverisë dhe ligjeve të Serbisë”, u ka thënë Jakshiq gazetarëve në Beograd, transmeton lajmi.net.
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Slavisha Ristiq, ka thënë se nuk dihet se çfarë ndikimi do të ketë ky peticion te Komisioni i Zgjedhjeve të Serbisë, por pritet që zgjedhjet të mbahen edhe në Kosovë. /lajmi.net