Sëmundja Kawasaki, e ngjashme me koronavirusin, që po infekton fëmijët – Çfarë duhet të dini për të
Sipas NHS, Sëmundja Kawasaki shkakton ënjtje të enëve të gjakut të zemrës, si dhe një ethe dhe skuqje të lartë.
Lifestyle
Ashtu si COVID-19, shumë pak dihet për Sëmundjen Kawasaki, shkruan Express, transmeton lajmi.net.
Sëmundja u identifikua më 1967-ën në Japoni nga Tomisaku Kawasaki, por shkaku nuk është zbuluar ende.
Kawasaki normalisht paraqitet me disa simptoma jo ndryshe nga ethet e kuqe dhe kryesisht prek fëmijët nën pesë vjeç.
Gjatë një konference për shtyp, shkencëtarët britanik u dhanë këshillë prindërve për sëmundjen.
“Ne jemi ndërgjegjësuar për raportet në ditët e fundit të sëmundjes së rëndë te fëmijët, që mund të jetë një sëmundje e ngjashme me Kawasaki”, deklaroi profesor Powis.
“Ajo që duhet të them, siç e kemi thënë tashmë këtë pasdite, është se këshillat tona për prindërit janë ‘kjo sëmundje është shumë, shumë e rrallë”.
Zyrtari Kryesor i Mjekësisë Profesori Chris Whitty zbuloi se gjendja mund të jetë e lidhur me shpërthimin e koronavirusit. /Lajmi.net/