Selimi nuk e kërcënoi sigurimin e Kuvendit, dëgjojeni me kujdes (Video)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka pasur një konfrontim me njërin nga pjesëtarët e Sigurimit të Kuvendit të Kosovës.

Lajme

10/03/2016 17:00

Selimi në reagimin e tij, është arsyetuar se Sigurimi e ka provokuar duke ia shtrënguar duart dhe duke i thënë të kthehet me fytyrë kah muri, gjë që Selimi nuk ka pranua.

Ai pas këtij veprimi ka shtyrë sigurimin dhe i është drejtuar me fjalët: “Ti s’um prekë”.

Por, në media është raportuar se Selimi i është drejtuar sigurimit në Kuvend me fjalën: “T’prejë”.

Në të vërtetë nëse dëgjohet me kujdes videoja, Selimi nuk thotë ashtu siç kanë raportuar mediat.

Se deputeti Selimi nuk i është drejtuar sigurimit me kërcënimin “T’prejë”, e ka mohuar edhe gazetari i Kohës Ditore, Besnik Krasniqi.

Ai në një postim në facebook, ka shkruar se deputetit Selimi nuk duhet t’i hyjmë në “hak”, pasi ai nuk ka kërcënuar punëtorin e sigurimit në Kuvend.

“Rexhep Selimit mos i hini në hak”.

“Ai pati sjellje të ekzagjerume kundrejt policit në Kuvend, ama nuk i tha: “Të prej!”.

Saktësisht, Selimi iu drejtua me fjalët: ‘T’i s’um prekë! A more vesh: S’um prekë!’”, ka shkruar Krasniqi./lajmi.net.

YouTube player