‘Selfie’ nga veteranët e estradës
Artistët e njohur të estradës sonë, Sinan Vllasaliu dhe Florent Boshnjaku kanë dalur në një 'selfie' të hershme të vitit 1996.
ShowBiz
Tani janë shumë në trend dhe kanë filluar të bëhen kryesisht nga femrat, por një foto jo e zakonshme për vitet 96 është shfaqur në rrjetet sociale.
Janë këta artistët kosovarë Sinan Vllasaliu dhe kompozitori Florent Boshnjaku të cilët i ka kthyer prapa në kohë një nga miqtë e tyre, Labinot Krasniqi, duke postuar një foto të tyre të vitit 1996.
Dhe kjo nuk është një foto si gjithë të tjerat, por një ‘selfie’ e hershme dhe ata i kanë dhënë përshkrimin ‘Kur kemi bo na selfie, as termi selfie nuk ka ekzistu’.
Kjo është plotësisht e vërtetë.