Moti për të dielën
Dita e nesërme do të nisë me intervale me diell dhe vranësira të shpërndara. Megjithatë, situata meteorologjike pritet të ndryshojë gjatë pjesës së dytë të ditës, ku vranësirat do të dendësohen duke sjellë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, transmeton lajmi.net. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale…
Lajme
Dita e nesërme do të nisë me intervale me diell dhe vranësira të shpërndara.
Megjithatë, situata meteorologjike pritet të ndryshojë gjatë pjesës së dytë të ditës, ku vranësirat do të dendësohen duke sjellë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, transmeton lajmi.net.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 24 deri në 29°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, e lehtë dhe lokalisht e fortë./lajmi.net/