Policia, për protestën: Jemi detyruar të ndërmarrim masa shtesë, ka pasur defilime me automjete dhe vozitje të rrezikshme

Policia e Kosovës, ashtu siç e ka bërë të ditur përmes njoftimit zyrtar të publikuar sot, e i cili i referohet protestës së mbajtur dje në ora 21:00 në Prishtinë, se pas përfundimit të protestës nga disa persona ka pasur defilime me automjete, vozitje të rrezikshme, dalje mbi vetura, veprime këto të cilat kanë shfaqur…

Lajme

19/09/2026 23:42

Policia e Kosovës, ashtu siç e ka bërë të ditur përmes njoftimit zyrtar të publikuar sot, e i cili i referohet protestës së mbajtur dje në ora 21:00 në Prishtinë, se pas përfundimit të protestës nga disa persona ka pasur defilime me automjete, vozitje të rrezikshme, dalje mbi vetura, veprime këto të cilat kanë shfaqur rrezikim të pjesëmarrësve në trafik.

Me qëllim të mbarëvajtjes së sigurt të protestës e cila u mbajt sot në ora 21:00 në Prishtinë, dhe me qëllim të mbarëvajtjes së trafikut, si dhe parandalimit të aksidenteve të mundshme nga vozitjet e tilla të pakujdesshme e të rrezikshme, të cilat kanë ndodhur mbrëmë deri në orët e vona pas mesnatës, sot Policia deklaron se është detyruar që të ndërmarrë masa shtesë në hyrje të rrugëve të kryeqytetit dhe të ndalojë vozitjet e tilla të rrezikshme, të cilat e rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve në trafik.

“Policia e Kosovës nuk ka pasur anjëherë për qëllim që të ndalojë, apo të pengojë pjesëmarrjen në protestë e as të pengojë qarkullimin e automjeteve të cilat drejtohen sipas rregullave të trafikut, por ka për qëllim të ndalojë vozitjet e rrezikshme, dhe të gjithë ata që bien ndesh me ligjin dhe rregullat e trafikut rrugor.

Policia e Kosovës ri-përsërit se e njeh të drejtën e qytetarëve për protestë të qetë e demokratike, e po ashtu ri-përsërit falënderimet ndaj qytetarëve për bashkëpunim të ndërsjellët” deklaron PK-ja.

Njoftimi i plotë: 

Angazhimet policore në mbarëvajtje të sigurisë dhe trafikut rrugor
Prishtinë, 19 shtator 2026
Policia e Kosovës, ashtu siç e ka bërë të ditur përmes njoftimit zyrtar të publikuar sot, e i cili i referohet protestës së mbajtur me datën 18.09.2026 në ora 21:00 në Prishtinë, se pas përfundimit të protestës nga disa persona ka pasur defilime me automjete, vozitje të rrezikshme, dalje mbi vetura, veprime këto të cilat kanë shfaqur rrezikim të pjesëmarrësve në trafik.
Me qëllim të mbarëvajtjes së sigurt të protestës e cila u mbajt sot në ora 21:00 në Prishtinë, dhe me qëllim të mbarëvajtjes së trafikut, si dhe parandalimit të aksidenteve të mundshme nga vozitjet e tilla të pakujdesshme e të rrezikshme, të cilat kanë ndodhur mbrëmë deri në orët e vona pas mesnatës, sot Policia është detyruar që të ndërmarr masa shtesë në hyrje të rrugëve të kryeqytetit dhe të ndalojë vozitjet e tilla të rrezikshme, të cilat e rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve në trafik.
Policia e Kosovës nuk ka pasur anjëherë për qëllim që të ndalojë, apo të pengojë pjesëmarrjen në protestë e as të pengojë qarkullimin e automjeteve të cilat drejtohen sipas rregullave të trafikut, por ka për qëllim të ndalojë vozitjet e rrezikshme, dhe të gjithë ata që bien ndesh me ligjin dhe rregullat e trafikut rrugor.
Policia e Kosovës ri-përsërit se e njeh të drejtën e qytetarëve për protestë të qetë e demokratike, e po ashtu ri-përsërit falënderimet ndaj qytetarëve për bashkëpunim të ndërsjellët.