“Zemra e Kosovës është në Hagë” – Yll Limani ndez skenën në Shtutgart, shfaqet me emblemën e UÇK-së dhe jep një mesazh prekës për krerët në Hagë

Në kuadër të turneut të tij artistik të mirënjohur “TSN”, këngëtari i njohur shqiptar Yll Limani ka mbajtur mbrëmjen e sotme një koncert madhështor para qindra fansave në qytetin e Shtutgartit, në Gjermani. Përveç performancës muzikore, artistit i ka kushtuar vëmendje të veçantë edhe paraqitjes së tij simbolike. Ylli u ngjit në skenë i veshur…

ShowBiz

19/09/2026 23:36

Në kuadër të turneut të tij artistik të mirënjohur “TSN”, këngëtari i njohur shqiptar Yll Limani ka mbajtur mbrëmjen e sotme një koncert madhështor para qindra fansave në qytetin e Shtutgartit, në Gjermani.

Përveç performancës muzikore, artistit i ka kushtuar vëmendje të veçantë edhe paraqitjes së tij simbolike. Ylli u ngjit në skenë i veshur me një këmishë të zezë, në krahun e së cilës mbante të vendosur emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), transmeton lajmi.net.

Përpara publikut të pranishëm, ai ka përcjellë një mesazh emocionues dhe solidarizues, duke theksuar se uniteti është më i nevojshëm se kurrë.

“Sot më shumë se kurrë, duhet të jemi bashkë, sepse zemra e Kosovës është në Hagë. Ata duhet me u kthy në vendin e tyre,” u deklarua nga skena para fansave.

Kjo thirrje e fuqishme u pasua menjëherë nga interpretimi i këngës së tij të njohur “Kthem”, e cila erdhi si një dedikim i ndjerë për shtëpinë, familjen dhe mallin për vendlindjen./lajmi.net/

 

View this post on Instagram