Sebastien Haller shpallet ‘futbollisti i javës’ në Ligën e Kampionëve

Këtë mesjavë janë luajtur ndeshjet e xhiros së parë në Champions League.

Sport

17/09/2021 08:09

Disa futbollistë patën paraqitje të mira duke shënuar shumë gola e asistime, shkruan lajmi.net.

UEFA kishte nominuar katër futbollistë për çmimin ‘futbollisti më I mire I javës’.

Këtë çmim e fitoi Sebastien Haller i Ajaxit që shënoi plotë katër gola kundër Sporting Lisbonës.

I dyti si më i miri i javës u rendit Robert Lewandowski që realizoi dy gola kundër Barcelonës.

Në pozitën e tretë është Jude Bellingham që pati një gol e një asistim ndaj Besiktasit, kurse i katërti Christopher Nkunku që shënoi het-rik ndaj Man Cityt. /Lajmi.net/