Seancë gjyqësore ndaj 21 të akuzuarve: Dëbuan mbi 800 mijë shqiptarë nga Kosova
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë nis sot gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve, të cilët ngarkohen me veprat penale që lidhen me dëbimin e mbi 800 mijë shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës së fundit. Seanca është paraparë të mbahet në orën 09:30.Sipas aktakuzës, të pandehurit, gjatë periudhës janar-qershor 1999, kanë ushtruar autoritet dhe kontroll…
Lajme
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë nis sot gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve, të cilët ngarkohen me veprat penale që lidhen me dëbimin e mbi 800 mijë shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës së fundit.
Seanca është paraparë të mbahet në orën 09:30.Sipas aktakuzës, të pandehurit, gjatë periudhës janar-qershor 1999, kanë ushtruar autoritet dhe kontroll efektiv mbi forcat që vepronin nën përgjegjësinë e tyre gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë.
Prokuroria pretendon se të akuzuarit, përmes raporteve operative, komunikimeve të brendshme dhe pranisë në terren, kanë qenë në dijeni për veprimet e kryera nga forcat nën komandën ose kontrollin e tyre.
Në aktakuzë përmenden po ashtu shkatërrimi i pronës, djegia e shtëpive dhe objekteve të infrastrukturës civile, përndjekja dhe ndalimi arbitrar i personave mbi baza etnike, si dhe sulmet e armatosura ndaj fshatrave dhe qyteteve të banuara me shqiptarë.Këto veprime, sipas Prokurorisë, kanë rezultuar në organizimin e kolonave të detyruara të civilëve shqiptarë, me qëllim dëbimin e tyre nga Kosova drejt kufijve me Shqipërinë dhe Maqedoninë.