Seanca e 9 shtatorit, Kusari-Lila: Besoj që kemi me pas vazhdimësi të suksesshme të konstituimit, përkundrejt deklarimeve
Deputetja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, thotë se beson se vazhdimi i seancës së konstituimit të Kuvendit do të jetë i suksesshëm. Në emisionin “DPT Te Fidani” në Klan Kosova, ajo tha se opozita ka kontradiktë në veprime dhe deklarime politike. Sipas saj, deklarimet se është bërë shkelje kushtetuese dhe thirrjet për vazhdimin e…
Lajme
Deputetja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, thotë se beson se vazhdimi i seancës së konstituimit të Kuvendit do të jetë i suksesshëm.
Në emisionin “DPT Te Fidani” në Klan Kosova, ajo tha se opozita ka kontradiktë në veprime dhe deklarime politike.
Sipas saj, deklarimet se është bërë shkelje kushtetuese dhe thirrjet për vazhdimin e seancës konstituive janë kontradiktore.
“Po besoj që kemi me pas vazhdimësi të suksesshme të konstituimit, përkundrejt deklarimeve. Ka shumë kontradikta në deklarimet e kolegëve tanë nga opozita. Kontradikta është me faktin që ata deklarojnë ose i numërojnë ditët ku jemi në shkelje, kurse në anën tjetër e kërkojnë konstituimin ose thirrjen e seancës edhe çdo ditë kanë dalë edhe e kanë kërkuar për çdo mëngjes para zyrës”, tha ajo.