“Është kriminel, ai po na e shet tokën” Vazhdojnë protestat kundër Ramës në Amerikë, shqiptarët kërkojnë nga gjenerali Clark mos ta takojë
Protestues të shumtë janë mbledhur sot në Neë-York të Amerikës ku edhe po brohorasin kundër kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Si fillim ata hodhën vezë në drejtim të tij derisa i drejtoheshin me fjalë të shumta si “kriminel”. Pas kësaj, të njëjtit iu drejtaun edhe Taulant Ballës, duke i pyetur zyrtarët e tjerë se pse rrinë…
Lajme
Protestues të shumtë janë mbledhur sot në Neë-York të Amerikës ku edhe po brohorasin kundër kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Si fillim ata hodhën vezë në drejtim të tij derisa i drejtoheshin me fjalë të shumta si “kriminel”.
Pas kësaj, të njëjtit iu drejtaun edhe Taulant Ballës, duke i pyetur zyrtarët e tjerë se pse rrinë me ta.
Kurse pak minuta më parë protestuesit i janë drejtuar edhe gjeneralit Wesley Clark, duke i kërkuar që të mos e takojë Edi Ramën.
“Mos e tako Edi Ramën, mos iu bashko Edi Ramës. Është kriminal, ai po na e shet tokën tonë- arrestojeni”, iu drejtohen ata gjeneralit Clark.
I njëjti i dëgjoi dhe më pas vazhdoi rrugën./Lajmi.net/