Së shpejti një film për Tupac
Shumë vite pas vdekjes së tij tragjike, regjisori John Singleton ka zbuluar se është duke e prodhuar një film mbi jetën e Tupac.

ShowBiz
Filmi do të emërohet thjeshtë “Tupac” dhe roli i reperit do të luhet nga aktori Marcc Rose, i cili e luajti rolin e Tupac në “Straight Outta Compton”.
John Singleton është një regjisor i njohur i cili ka drejtuar filmat si Boyz n the Hood, 2 Fast 2 Furious dhe Abduction, transmeton lajmi.net.
Zgjedhja e Rose për ta luajtur rolin e Tupac është bërë për shkak të ngjashmërisë së madhe që ai ka me reperin e ndjerë. Fansat e reperit, që vazhdojnë t’i dëgjojnë këngët e tij, mezi presin që ky film të realizohet për nder të reperit legjendar. (lajmi.net)