Mozzik dhe Lotina bëhen prindër, reperi zbulon emrin e djalit

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka bërë të ditur se ai dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, janë bërë prindër të një djali, të cilit i kanë vënë emrin Oz. Lajmin e ëmbël artisti e ka ndarë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur emocionet dhe mirënjohjen e tij ndaj Zotit për këtë…

ShowBiz

16/10/2026 15:21

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka bërë të ditur se ai dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, janë bërë prindër të një djali, të cilit i kanë vënë emrin Oz.

Lajmin e ëmbël artisti e ka ndarë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur emocionet dhe mirënjohjen e tij ndaj Zotit për këtë dhuratë të veçantë në jetën e tyre, transmeton lajmi.net.

Në mesazhin e tij, Mozzik ka treguar se prej kohësh ishte lutur për t’u bekuar me një djalë, duke kujtuar se nuk kishte pasur xhuma në të cilën nuk i ishte drejtuar Zotit me këtë lutje.

“Nuk më kujtohet në cilën xhuma e kam bërë lutjen që Zoti të më falë një djalë, sepse nuk ka pasur xhuma që nuk e kam kërkuar prej Tij”, ka shkruar reperi.

Ai ka shtuar se sprovat e jetës nuk e kanë lodhur, por e kanë bërë më të fortë dhe më të pjekur para kohe.

Në fund, Mozzik i ka kushtuar të birit një urim të veçantë, duke i dëshiruar shëndet, jetë të gjatë dhe që Zoti ta udhëheqë gjithmonë drejt së mirës.

“U bëfsh i hajrit, djali jem Oz! Paç shëndet, jetë të gjatë e Zoti të priftë gjithmonë në të mirë!”, ka shkruar ai, duke e përmbyllur dedikimin me fjalët: “Të duam shumë, Nana & Baba!”, përfundoi ai./lajmi.net/