‘SE QUEDA’ – De Jong konfirmon qëndrimin te Barcelona: Do të bëjmë më mirë sezonin tjetër

Frenkie de Jong duket se ka shuar të gjitha thashethemet për largimin nga Barcelona.

Sport

24/05/2022 15:00

Mesfushori holandez lidhej me një largim të mundshëm nga Barcelona, me Man United që shihej si destinacion i mundshëm për të.

Megjithatë, një postim i tij së fundmi në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Instagram’ hedh poshtë gjithçka.

“Ka qenë sezon dëshpërues për ne. Ne nuk arritëm objektivat që kishim në fillim të sezonit”, ka thënë De Jong, transmeton lajmi.net.

“Por, unë dua të falënderoj tifozët për suportin këtë vit. Do të punojmë shumë për t’u kthyer më të mirë sezonin tjetër. Jam krenar që jam një ‘Cule’. #ViscaBarca”, shtoi Frenkie.

Frenkie kishte reaguar edhe pas raportimeve të para, duke rikonfirmuar se dëshira e tij ishte Barcelona. Edhe Xavi Hernandez e dëshiron lojtarin në skuadër. /Lajmi.net/