Schmeichel: Ndeshja ndaj Kosovës nuk do të jetë e lehtë

Kasper Schmeichel është paraqitur në konferencë për shtyp për Danimarkën para ndeshjes me Kosovën.

Sport

20/03/2019 17:35

Trajneri i Leicester Cityt, është pyetur se si ndihet në Kosovë, dhe sa ka njohuri për ekipin e ‘Dardanëve’.

“Kjo është e bukura e futbollit, keni mundësi të shëtisni botën dhe të vizitoni vende të ndryshme”, është përgjigjur fillimisht portieri i Leicester Cityt dhe Kombëtares së Danimarkës, përcjell ‘lajmi.net’.

“Na kanë udhëzuar dhe këshilluar për Kombëtaren e Kosovës, nuk do të jetë ndeshje e lehtë, besoj se do të kemi një ndeshje të bukur”./Lajmi.net/