“Sarrit i duhet dikush si Jorginho’
Maurizio Sarri së fundmi është emëruar trajner i skuadrës së Juventus, dhe duket se edhe aty do të nxitet ta transferojë Jorginhon.

Sport
Agjenti i lojtarit është ai që së fundmi ka insistuar se Sarri ka nevojë për një lojtar si Jorginho për ta aplikuar lojën e tij.
Santos nuk ka fshehur dëshirën e tij për të parë një ribashkim të klientit të tij me trajnerin italian, që do të ishte për herën e dytë.
“Sarri ka nevojë për një lojtar si Jorginho në mënyrë që ta luajë lojën e tij” ka thënë ai, transmeton lajmi.net.
“Nuk e di strategjinë e merkatos së Juventus, por do të shohim. E di që Sarri sapo ka mbërritur aty. Ai do të vendos së bashku me Paratici.”
“Unë mund t’i shoh ata teksa flasin për objektivat e merkatos, por ata nuk do të telefonojnë pa shkuar fillimisht tek Chelsea” ishin fjalët e tij.
Jorginho kishte kaluar së bashku me Sarrin edhe në kohën kur trajneri linte Napolin për të kaluar tek skuadra londineze. /Lajmi.net/