Hajdutët e fikin futbollistin e Parmës, i vjedhin mbi 500 mijë euro bizhuteri e ora
Sulmuesi i Parmës, El Bilal Touré, ka përjetuar një surprizë të hidhur pas fitores në Bergamo, pasi ka zbuluar se banesa e tij ishte grabitur. Sipas La Gazzetta di Parma, futbollisti e kuptoi ngjarjen një ditë pas ndeshjes, kur u kthye në shtëpinë e tij, pasi kishte kaluar natën në Collecchio. Grabitësit kishin thyer derën…
Sport
Sulmuesi i Parmës, El Bilal Touré, ka përjetuar një surprizë të hidhur pas fitores në Bergamo, pasi ka zbuluar se banesa e tij ishte grabitur.
Sipas La Gazzetta di Parma, futbollisti e kuptoi ngjarjen një ditë pas ndeshjes, kur u kthye në shtëpinë e tij, pasi kishte kaluar natën në Collecchio.
Grabitësit kishin thyer derën e banesës dhe kishin arritur të vidhnin ora dhe bizhuteri me vlerë rreth 500 mijë euro.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë pritet të jenë vendimtare për identifikimin e autorëve. Dyshohet se bëhet fjalë për një grup profesionistësh.