Sancho ka festuar në një mënyrë të veçantë golin e United ndaj Sheriff

Jadon Sancho ka festuar golin për Manchester United duke mbajtur në dorë mbrojtëse të personalizuar që i është dhënë nga një tifoz i ri. Sancho arriti të shënojë golin e parë të United, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Evropa Ligës ndaj Sheriff Tiraspol. Pas një topi të mirë të dhuruar nga…

Sport

15/09/2022 22:20

Jadon Sancho ka festuar golin për Manchester United duke mbajtur në dorë mbrojtëse të personalizuar që i është dhënë nga një tifoz i ri.

Sancho arriti të shënojë golin e parë të United, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Evropa Ligës ndaj Sheriff Tiraspol.

Pas një topi të mirë të dhuruar nga Christian Eriksen, anglezi realizoi dhe festoi në një mënyrë të veçantë, transmeton lajmi.net.

Sancho hoqi mbrojtësen e këmbës dhe e mbajti lart, atë ia kishte dhuruar së fundmi një tifozë i ‘Djajve të Kuq’.

Anglezi do ta ketë gëzuar shumë tifozin, pas atij gjesti të bërë./Lajmi.net/