Samsung prezanton edhe Galaxy Smart Watch (Video)

Samsung përpos Galaxy Note 9, gjithashtu ka prezantuar edhe orën Galaxy Smart Watch.

Auto & Tek

09/08/2018 17:45

Ora duket si një orë e zakonshme – gjë e cila e duan të gjithë blerësit dhe gjithashtu kjo orë do të jetë rezistente ndaj ujit, transmeton Lajmi.net

Procesori i orës është optimizuar dhe gjithashtu edhe bateria, andaj ju mund ta bartni dorën për disa ditë me vetëm një të mbushur.

Një nga gjërat më të mira të kësaj ore është se ajo do të ju ndihmoj juve në lidhje me shëndetin, ajo menagjon stresin, të rrahurat e zemrës dhe gjithashtu ju ndihmon të keni frymëmarrje më të kontrolluar që të qetësoheni.

Ju ndihmon gjithashtu në fitnes, pasi ju tregon se cilat ushtrime duhet dhe keni nevojë që t’i bëni, gjithashtu mund t’i bëni ushtrimet edhe në shtëpi – pra, Galaxy Watch punon si një trajner personal.

E treta, Galaxy Watch, ju ndihmon që të pushoni. Ora ju rregullon juve kohën dhe nevojën për gjumë e gjithashtu ju tregon se kur jeni të lodhur dhe kur duhet të pushoni./Lajmi.net/