Salah në bisedime sekret me top klubin e Evropës
Mohamed Salah mund të largohet nga Liverpool, pas përfundimit të këtij sezoni.
Sport
Real Madrid është në bisedime sekrete me sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah.
“El Chiringuito” në Spanjë raporton se klubi nga Santiago Bernabeu kërkon yllin egjiptian pas përfundimit të këtij sezoni.
Salah ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te “Reds” pas transferimit në klub nga Roma, përcjell “lajmi.net”.
Salah po ashtu raportohet se nuk kundërshton mundësinë e kalimit në Real Madrid.
Andaj, skuadra madrilene shpreson ta sjell në klub pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/