Salah: Dua ta fitojë Topin e Artë

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ka pranuar se dëshiron të fitojë Topin e Artë.

Sport

06/12/2021 09:23

Egjiptiani ka 37 gola dhe asistime të kombinuar këtë sezon, por ende nuk ka fituar asnjë çmim individual, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht që është i lumtur me arritjet me Liverpool, Salah ka pranuar se është i interesuar të fitojë edhe çmime individuale.

“Në fund të ditës janë mendimet e njerëzve, por në mendjen time, jam lojtari më i mirë në botë, kjo është çfarë i them vetës sime”.

“Nuk mund të them se nuk dua ta fitojë Topin e Artë ose çmimin e lojtarit më të mirë nga FIFA, sepse dua ta fitojë njëren”.

“Por, nëse nuk fitojë asnjërën nuk është problem. Çdo gjë që dua, zakonisht e marr. E di që do ta fitojë ndonjërën më vonë, nuk jam i shqetësuar”, deklaroi ai.

Ndërkohë, në renditjen për Topin e Artë për vitin 2021, Salah u rendit në pozitën e shtatë./Lajmi.net/