Iu “djeg” goli i Muriqit dhe festa me bluzën “Liria ka emër”, mediat serbe kërkojnë nga UEFA ta përjashtojnë Kosovën
Goli i Vedat Muriqit ndaj Irlandës ka çmenduar mediat e shtetit fqinj. E gjithë kjo vjen pasi që “Pirati”, shpalosi një fanellë me mbishkrimin “Drejtësi për çlirimtarët”, në përkrahje të krerëve të UÇK-së të cilët u dënuan padrejtësisht në Hagë. Mediumi i njohur serb “Kurir”, ka kërkuar që Muriqi të gjobitet dhe që Kosova të…
Sport
Goli i Vedat Muriqit ndaj Irlandës ka çmenduar mediat e shtetit fqinj.
E gjithë kjo vjen pasi që “Pirati”, shpalosi një fanellë me mbishkrimin “Drejtësi për çlirimtarët”, në përkrahje të krerëve të UÇK-së të cilët u dënuan padrejtësisht në Hagë.
Mediumi i njohur serb “Kurir”, ka kërkuar që Muriqi të gjobitet dhe që Kosova të përjashtohet nga UEFA-ja, pasi që sipas tyre “lojtarët përdorën skenën evropiane për të lavdëruar kriminelët e luftës”.
Kosova, përballet në ndeshjen e ardhshme ndaj Austrisë të dielën në stadiumin “Ernst Happel” të Vjenës./Lajmi.net/