Prokuroria në Pejë përcjell Ersan Qavollin në detyrën e re në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit
Prokuroria Themelore në Pejë ka organizuar një ceremoni për përcjelljen e prokurorit Ersan Qavolli, i cili pas disa vitesh angazhim në këtë prokurori do të vazhdojë detyrën e tij në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit. Në ceremoni morën pjesë kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, prokurorët dhe stafi administrativ i këtij institucioni. Me…
Lajme
Prokuroria Themelore në Pejë ka organizuar një ceremoni për përcjelljen e prokurorit Ersan Qavolli, i cili pas disa vitesh angazhim në këtë prokurori do të vazhdojë detyrën e tij në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Në ceremoni morën pjesë kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, prokurorët dhe stafi administrativ i këtij institucioni.
Me këtë rast, kryeprokurorja Vuçetaj i ndau Qavollit një mirënjohje për punën dhe angazhimin e tij ndër vite, si dhe për kontributin profesional në avancimin e punës dhe imazhit të Prokurorisë Themelore në Pejë.
Prokurorët dhe stafi administrativ shprehën gjithashtu mirënjohje për përkushtimin e Qavollit gjatë kohës së shërbimit në këtë institucion, duke i uruar sukses në përgjegjësinë e re.
Prokuroria Themelore në Pejë e ka falënderuar Qavollin për kontributin e dhënë ndër vite dhe i ka uruar suksese në detyrën e re në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit./Lajmi.net/