“Na lidhin mundësitë e përbashkëta dhe kërcënimet e njëjta”, kryediplomati i Bosnjës pas takimit me Kurtin

Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tyre në Nju Jork, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Konakoviq ka publikuar një fotografi nga takimi me Kurtin, krahas së cilës ka shkruar se…

Lajme

25/09/2026 15:33

Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tyre në Nju Jork, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Konakoviq ka publikuar një fotografi nga takimi me Kurtin, krahas së cilës ka shkruar se të dy vendet i lidhin mundësitë dhe sfidat e përbashkëta.

“Mundësitë e përbashkëta dhe kërcënimet e njëjta na lidhin fort”, ka shkruar Konakoviq.

Kurti ndodhet në Nju Jork për takime bilaterale dhe aktivitete në kuadër të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Konakoviq, ndërkohë, ka marrë pjesë në disa aktivitete në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.