“Naser, a po e çon në Zyre të Kryeministrit?”, Gërvalla me plot disponim e procedon ligjin për Byronë
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka publikuar video-incizim duke nënshkruar Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe duke e proceduar për Qeveri. Në këtë video, Gërvalla shihet në disponim me stafin e saj, derisa u zotua se këtë ligj do ta jetësojnë. Madje ajo dëgjohet duke iu drejtuar zyrtarit…
Lajme
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka publikuar video-incizim duke nënshkruar Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe duke e proceduar për Qeveri.
Në këtë video, Gërvalla shihet në disponim me stafin e saj, derisa u zotua se këtë ligj do ta jetësojnë.
Madje ajo dëgjohet duke iu drejtuar zyrtarit “Naser a po e çon tash në zyrën e kryeministrit”.
“Ligjin për Byronë e nisëm për në Zyrën e Kryeministrit. Nuk ka rrugë tjetër. Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme duhet dhe do ta jetësojmë!”, ka shkruar ajo.