Saga “Ama dorën”: Sa do të zgjasë këtë herë videoja në Youtube? (Video)

Kënga e Xhensilës me Mozzik është rikthyer në Youtube me zero klikime. A do të fshihet përsëri?

ShowBiz

15/10/2015 12:24

Kënga që ka bërë një bujë të madhe që nga lansimi është padyshim bashkëpunimi ‘Ama Dorën’ nga Xhensila dhe Mozzik.

Kjo eshe për faktin se kënga është pëlqyer shumë edhe për atë se videoklipi i këngës vazhdimisht po fshihet nga Youtube dhe po rivendoset nga fillimi, pa shikimet paraprake të mbledhura, transmeton lajmi.net.

Tani videoklipi është rikthyer dhe këtë herë besohet se përfundimisht do të qëndrojë dhe do mbledhë shikimet e shkuar huq, megjithëse është shumë e vështirë të kompenzohen./Lajmi.net

YouTube player