Sacchi: Juventus, ky është defekti i Realit
Arrigo Sacchi ka identifikuar një defekt në skuadrën e Real Madridit, para ballafaqimeve me Juventusin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Sport
Arrigo Sacchi ka analizuar ballafaqimin e ardhshëm të gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve mes Juventusit dhe Real Madridit.
Ish selektori i Italisë beson se Los Blancos kanë skuadër të fortë, por po ashtu edhe një defekt.
“Problemi i Realit është ekipi i kufizuar. Në mesfushë nuk ka shumë opsione. Khedira tashmë është shitur dhe është i paaktivizueshëm, dhe lëndimi i Modricit është goditje e rëndë”, deklaroi Sacchi për mediat italiane.
“Dua ta shoh Juventusin e Dortmundit që më ka befasuar dhe argëtuar, nëse luan me atë mentalitet, mund ta kërkojë kualifikimin”, u shpreh ai.