Sabitzer refuzon rinovimin, alarmohen Arsenal e Tottenham

Sulmuesi Marcel Sabitzer ka refuzuar kontratën më të fundit të RB Leipzigut, duke alarmuar klubet londineze Tottenham dhe Arsenal.

Sport

13/01/2021 12:55

Të dy skuadrat angleze janë në garë për austriakun që është duke shkëlqyer në Bundesligë, transmeton lajmi.net.

Trajneri Jose Mourinho, thuhet se është fans i lojtarit duke ndjekur dy golat e tij në fitoren ndaj Spurs edicionin e kaluar.

Kurse, Arsenali është në kërkim të një mesfushori kreativ gjatë janarit dhe Sabitzer ndodhet në ‘radarin’ e Mikel Artetas.

Leipzigu thuhet se kërkon 30 milionë euro për kapitenin e tyre, kontrata e të cilit skadon pas 18 muajve.

Mirëpo, dëshira e Sabitzer është që të largohet në verë ngase dëshiron të vazhdojë të jetë pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve, dëshirë që s’realizohet këtë edicion në asnjërën nga rivalët lokal./Lajmi.net/