Rusia arsyeton huliganët e saj në Francë, kërcënon Parisin me prishje të marrëdhënieve  

Ministria ruse e Punëve të Jashtme e ka thirrur ambasadorin e Francës në Moskë në bisedë për shkak të “ndalimit të tifozëve rusë gjatë Kampionit evropian të futbollit”. Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov ka thënë se raporti ndaj tifozëve rusë është i papranueshme, si dhe “nuk mund të injorohen provokimet e tifozëve anglezë”, transmeton…

Bota

15/06/2016 17:57

Ministria ruse e Punëve të Jashtme e ka thirrur ambasadorin e Francës në Moskë në bisedë për shkak të “ndalimit të tifozëve rusë gjatë Kampionit evropian të futbollit”.

Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov ka thënë se raporti ndaj tifozëve rusë është i papranueshme, si dhe “nuk mund të injorohen provokimet e tifozëve anglezë”, transmeton lajmi.net.

Siç është njoftuar, ambasadori Zhan Moris Riper është thirrur nga ministria ku është informuar për “protestën ruse për shkak të incidentit ku janë ndaluar tifozët rusë”.

“Nxitja e mëtejmë e sentimentit anti-rus do të mund rrezikoj marrëdhëniet me Francën”, është njoftuar nga Kremlini.

Gjithashtu, shtohet se diplomatit francez i është thënë se “prokurori i Marsejit ka vepruar në mënyrë diskriminuese kur 43 rusë i ka mbajtur për 48 orë në paraburgim”.

Lavrov ka thënë se policia franceze e ka ndaluar autobusin me tifoz rusë dhe i ka dërguar në burg, për çka Moska nuk ka qenë e informuar.

Reprezentacioni rus mund të përjashtohet nga EURO 2016 në rast se tifozët e tyre vazhdojnë me trazira në Francë, pasi përleshjeve fizike me anglezët në Marsejë dhe sllovakët në Lil. /Lajmi.net/