Rukiqi sulmon kundërshtarët e Abdixhikut pas Kuvendit të LDK-së: Rezultati u dha të gjithëve mësim, nuk nisen procese që dëmtojnë partinë
Delegati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka deklaruar pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm se vazhdimi i Lumir Abdixhikut në krye të partisë ishte vendimi i duhur. Pas votimit ku Abdixhiku siguroi mbështetjen e delegatëve dhe mbeti kryetar i LDK-së, Rukiqi tha se në këtë fazë nuk kishte pasur nevojë për një Kuvend…
Lajme
Delegati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka deklaruar pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm se vazhdimi i Lumir Abdixhikut në krye të partisë ishte vendimi i duhur.
Pas votimit ku Abdixhiku siguroi mbështetjen e delegatëve dhe mbeti kryetar i LDK-së, Rukiqi tha se në këtë fazë nuk kishte pasur nevojë për një Kuvend të tillë dhe se rezultati duhet të shërbejë si mesazh për të gjithë, transmeton lajmi.net.
“Ka qenë vendim i duhur që të vazhdohet, sidomos në këtë fazë që s’ka pasur nevojë fare për Kuvend. Mendoj që rezultati ju ka jep të gjithëve mësim që nuk nisen procese që e dëmtojnë partinë”, tha Rukiqi.
Ai u shpreh se pret që të gjithë brenda LDK-së të gjejnë vullnetin për të vazhduar përpara dhe për t’i dhënë partisë drejtimin e duhur.
“Besoj që të gjithë do ta gjejnë vullnetin, do ta gjejnë rrugën, për t’i dhënë LDK-së qartësi dhe drejtim të duhur sidomos në një kohë shumë jetike për Kosovën”, deklaroi ai./lajmi.net/