A priten “fërkime” mes Abdixhikut dhe kundërshtarëve të tij pas Kuvendit? – Kështu përgjigjet Ilir Ferati

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, ka mohuar se pas rikonfirmimit të Lumir Abdixhikut në krye të partisë do të ketë tensione apo përplasje mes tij dhe kundërshtarëve brenda LDK-së. Në një deklaratë për emisionin Debat Plus, Ferati bëri të ditur se punimet e Kuvendit të Jashtëzakonshëm do të vazhdojnë pas një pauze,…

Lajme

30/07/2026 22:05

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, ka mohuar se pas rikonfirmimit të Lumir Abdixhikut në krye të partisë do të ketë tensione apo përplasje mes tij dhe kundërshtarëve brenda LDK-së.

Në një deklaratë për emisionin Debat Plus, Ferati bëri të ditur se punimet e Kuvendit të Jashtëzakonshëm do të vazhdojnë pas një pauze, transmeton lajmi.net.

“Punimet e Kuvendit vazhdojnë pas pauzës prej 30 minuta. Kryesimin e këtij Kuvendi e vazhdon kryetari i rikonfirmuar, Lumir Abdixhiku.”

I pyetur nëse pret “fërkime” mes Abdixhikut dhe pjesës së partisë që kërkoi shkarkimin e tij, Ferati tha se nuk sheh hapësirë për tensione.

“Jo, jo absolut. Nuk ka asnjë tension. Jam i bindur që do të vazhdoj me këtë sjellje. Do të vazhdohet me disa pika që janë të rëndësishme për gjendjen që jemi.”

Abdixhiku u rikonfirmua në krye të LDK-së pasi Kuvendi i Jashtëzakonshëm nuk e miratoi mocionin për shkarkimin e tij./lajmi.net/