Ruidger dhe Chelsea vazhdojnë të jenë larg marrëveshjes
Antonio Rudiger vazhdon të jetë larg kontratës së re me Chelsea.
Sport
Raportime të ‘Dailymail’ bëjnë të ditur se mbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger mbetet i pavendosur për të ardhmen e tij, transmeton lajmi.net.
Bisedimet mes dy palëve kanë rinisur, por Rudiger ka refuzuar një marrëveshje që do të dyfishonte pagën e lojtarit.
Real Madrid dhe PSG janë mes klubeve që i kanë ofruar një alternativë mbrojtësit gjerman.
Rudiger do të jetë pa kontratë gjatë kësaj vere dhe dy skuadrat e lartpërmendura kanë shqyrtuar opsionin për para-kontratë.
Mbetet të shihet se çfarë do të vendos Rudiger për të ardhmen e tij. /Lajmi.net/