Rruga dhe bizneset në magjistralen Prishtinë – Ferizaj vërshohen nga uji (Foto)

Pas reshjeve të shumta që nga mëngjesi i ditës së sotme, rruga dhe bizneset në magjistralen Prishtinë - Ferizaj janë vërshuar nga uji.

Lajme

10/03/2016 17:47

Në fotografitë e siguruara nga lajmi.net shihen këto pjesë të rrugës të mbushura me ujë, derisa veturat me shumë vështirësi arrin të lëvizin, raporton lajmi.net.

Shiu i cili ka filluar që në orët e hershme të së enjtes është duke vazhduar edhe në këto çaste.

Përndryshe nga reshjet e shumta që kanë mbizotëraur këto ditë në vend, ditë më parë shumë vende janë vërshuar nga përmbytjet./lajmi.net

12842593_10208296014909236_1510525890_o 12837769_10208296014509226_463444027_o

12833484_10208296015269245_1726334392_n