Rritet numri i të plagosurve nga incidenti me makinë në Gjermani

Numri i njerëzve të plagosur nga përplasja e një makine për një turmë njerëzish në perëndim të Gjermanisë është rritur në 52, tha të martën policia.

Bota

25/02/2020 12:13

Tetëmbëdhjetë të plagosurit në incidentin e së hënës në qytetin Folkmarsen janë fëmijë.

Në total, 35 njerëz mbeten në spital.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Frankfurt tha se të plagosurit janë të moshës dy deri në 85 vjeç.

Një shtetas gjerman, 29 vjeç, u arrestua nën dyshimet për përpjekje për vrasje në Folkmarsen.

Motivi mbetet ende i paqartë.

Incidenti ndodhi gjatë festimeve për Rosenmontag, ose Të Hënën Rozë – një karneval që mbahet në disa pjesë të Gjermanisë, Austrisë, Belgjikës dhe Zvicrës.

Incidenti po ashtu vjen pak ditë pasi një person i armatosur vrau nëntë vetë në qytetin Hanau të Gjermanisë.

Policia tha të martën se ka arrestuar edhe personin e dytë për filmimin e incidentit në Folkmarsen. /REL