Rritet konkurrenca për kartonin e Kessie – garës i bashkohet PSG
Skuadra e Paris Saint-Germain është skuadra e radhës që i shtohet garës për Franck Kessie.

Sport
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Franck Kessie do të jetë pa kontratë në fund të këtij sezoni, dhe marrëveshje për rinovim me Milan me shumë gjasë nuk do të ketë.
Situata e lojtarit ka bërë që shumë skuadra të mëdha të vihen pas tij, përfshirë Barcelonën, që flitej se kishte marrëveshje tashmë me lojtarin. Një gjë e tillë u hodh poshtë nga raportime të tjera.
Së fundmi, në Itali raportohet se garës për Kessie i është bashkuar skuadra e PSG, përcjell lajmi.net.
Parisienët janë të interesuar të përforcojnë repartin e mesfushës. Ata kanë konsideruar edhe Paul Pogba, por tashmë alternativë shihet edhe Franck Kessie. /Lajmi.net/