Rooney në dyshim kundër Bayernit

Wayne Rooney është në garë me kohën për të luajtur për Manchester Unitedin në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut. Rooney do të mungojë në udhëtimin e Unitedit te Newcastle të shtunën pasi menaxheri David Moyes njoftoi se sulmuesi ka problem me një gisht të këmbës, të cilin e lëndoi…

Sport

05/04/2014 09:08

Wayne Rooney është në garë me kohën për të luajtur për Manchester Unitedin në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.

Rooney do të mungojë në udhëtimin e Unitedit te Newcastle të shtunën pasi menaxheri David Moyes njoftoi se sulmuesi ka problem me një gisht të këmbës, të cilin e lëndoi në barazimin 1:1 me Bayern Munichun në Old Trafford.

28-vjeçari është tani në dyshim për të luajtur në Munich, në ballafaqimin vendimtar të skuadrës së tij. “Wayne ka problem me një gisht”, deklaroi Moyes për MUTV.

“Ai e lëndoi atë në ndeshjen e parë kundër Bayernit dhe tani mbetet të shihet nëse do ta aktivizojmë apo pushojmë”, u shpreh skocezi.

Mungesa e Rooneyt do të jetë hendikep i madh për Unitedin që nuk mund të llogarit as në Robin van Persien e lënduar.